menu

Donjeta dhe Numen, ngjitjet më të mëdha të javës


Ora: 18:30 Datë: 29/10/2019

Pavarësisht se javën e kaluar ishte një hyrje e re në “The Top List”, Donjeta ia ka dalë të jetë një nga këngëtarët që është ngjitur me më shumë pozicione në klasifikim për këtë javë.

Eshtë pikërisht bashkëpunimi i saj me Skerdi, “Falma”, i cili është dëgjuar dhe votuar pafund për këtë javë, duke u ngjitur me plotë 64 pozicione. Në fakt kjo është kënga e dytë e ngjitur me më shumë pozicione pasi është “Tonight” e Vin Veli dhe Lore, kënga e ngjitur me 75 pozicione, ajo që mban vendin e parë. “Falma” për këtë javë mban vendin e 35-të por nuk dihet nëse javën e ardhshme do ketë të njëtin sukses për dy këngëtarët, në mënyrë që kënga të ngjitet sa më në majë.

Na ana tjetër është Numen, artisti që ka marrë vëmendjen e publikut për këtë javë me bashkëpunimin e tij me Cricket, “Kthem Kohen”, versioni origjinal i së cilës është kënduar nga Shyhrete Behluli. Ky projekt muzikor, i cili ka 23 javë që gjendet në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”, për këtë javë është ngjitur me 16 pozicione, duke u renditur në vendin e 40-të.

Nëse edhe java e ardhshme do jetë e suksesshme për këto dy projekte muzikore, kjo mbetet për t’u zbuluar në transmetimin e parë të “The Top List”, të dielën në mesditë.