Don Phenom është një ndër reperat i cili punon fort, duke qënë tepër aktiv në tregun muzikor shqiptar.

Ashtu sikurse edhe kishte premtuar, reperi i dashur i publikut ka nxjerrë në treg albumin e tij të ri, në fund të muajit tetor, të titulluar “Kumara”. Ky album përmban në total 13 këngë dhe derimë tani vetëm dy videoklipe.

“Shkune” dhe “Viti 2018” janë dy projektet muzikore, të cilat janë shoqëruar me klipe dhe gjenden të publikuara në “Youtube”.

Eshtë pikërisht “Shkune” në klipin e së cilës shfaqet moderatorja Roza Lati, kënga që e ka futur Don Phenom këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që është votuar për këtë këngë, Don Phenom është lënë pas dore me këngët e vjetra dhe një ndër to është bashkëpunimi me 2Ton, “Ciao”, i cili ka mbetur jashtë “The Top List”, pas 7 javësh.

“Shkune” ka marrë vlerësime të mëdha nga ana e publikut, i cili e ka renditur menjëherë në vendin e 27-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re.