Projekti i parë i Dobs dhe Armendës është një ndër projektet muzikore që ka rreth 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe duket se menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ndërkohë që është njohur me këngën dhe talentin e dyshes, publiku ka vendosur ta mbështesë projektin e Dobs dhe Armendës, duke e renditur atë mjaft mirë në klasifikimin e kësaj jave.

“Puzzle”, një këngë përshtatur stinës së verës, është vënë re të ngjitet sa më në majë nga java në javë. Ndërkohë që javën e kaluar ajo është ngjitur me 11 pozicione, gjatë kësaj javë ka korrur akoma më shumë sukses, duke u ngjitur me 16 të tilla.

Falë votave në topawards.top-channel.tv, “Puzzle” është pozicionuar në vendin e 13-të të listës zyrtare të Top Awards, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në “The Top List”.