Drin Saraçi, ose siç njihet me emrin e tij të artit Dr1n, është një nga reperët më të rinj të muzikës shqiptare. Dr1n ka nisur të merret me muzikë në vitin 2018 por pavarësisht kësaj ai ka publikuar disa projekte të suksesshme muzikore. Ai është djali i kompozitorit të njohur Shpetim Saraçi dhe këngëtares së njohur, Mira Konçi, të cilët prej disa vitesh janë zhvendosur në Amerikë.

Së fundmi, Dr1n ka ardhur në një tjetër bashkëpunim me Ani, të titulluar “Waste No Time”. Gjithashtu dhe Ani ka zgjedhur që muzikën e tij ta zhvillojë në vendin ku ai jeton, në Amerikë. Ani ka nisur të merret me muzikë që prej vitit 2013.

Ky projekt vjen me një frymë shumë ndërkombëtare, nisur kjo dhe nga vendi se ku dy të rinjtë kanë vendosur të jetojnë. Edhe pse në një moshë relativisht të re, dy reperëve nuk u mungon talenti dhe profesionalizmi.

Megjithatë, ky nuk është bashkëpunimi i parë i reperëve. Së bashku ata kanë punuar dhe në projektin e tyre “Sahara”. Kënga “Waste No Time” është futur këtë javë në listën e klasifikimit të “Top Awards” dhe renditet në vend të 91-të.