Duket se fansat e Noizy-t nuk lodhen aspak së votuari artistin e tyre të preferuar, duke bërë kështu që “The baddest” të jetë kënga që kryeson edhe për këtë javë klasifikimin e “The Top List”.

Ndryshime të mëdha kanë ndodhur në javën e 26-të të “Top Awards”, ku 3 projekte të reja janë shtuar në Top Listën, duke u pozicionuar në vende tepër të favorshme.

Alban Skënderaj dhe Ledri Vula janë ngjitur përkatësisht me 3 dhe 5 pozicione, duke u renditur në 3-shen kryesore të klasifikimit.

I shtohen klasifikimit javor: Dren Abazi – Lamtumire, Baby G – I Win dhe rikthehet Ardian Bujupi ft. Dalool – Ne jena njo, duke lënë jashtë Eni Koci – S’po t’gjej mo, Blunt ft. Real – Vera dhe Alban Skenderaj – Une dhe Ti.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 26-të të “The Top List”, Top Awards:

  1. Noizy – The Baddest
  2. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
  3. Ledri Vula – Kings
  4. Noizy – Grande
  5. Dren Abazi – Lamtumire
  6. Enca – Dreq
  7. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
  8. Baby G – I win
  9. Gold Ag ft. D.U.D.A – Hajde
  10. Era Istrefi – Bonbon
  11. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na
  12. Ardian Bujupi ft. Dalool – Ne jena njo
  13. Kida – Ja kem nis
  14. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
  15. MC Kresha ft. Lyrical Son – Ky tipi
  16. D.U.D.A ft. Lyrical Son – TWTSU (They wanna see us)
  17. 2TON – Mu kujtove dje
  18. Mc Kresha– Era
  19. Capital T – Hitman
  20. Gjiko – Hajt Hajt