Ndërkohë që akoma po shijon suksesin e këngës “Hajt Hajt” e publikuar rreth një muaji më parë, Gjiko ka vendosur të vijë me një tjetër projekt muzikor.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram, Gjiko ose Djali Fluturues ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij se së shpejti një këngë e re do të publikohet nga ai.

“Mos ma perzij”, kështu ka vendosur ta titullojë artisti punën e tij më të re, për të cilën ende nuk ka dhënë një datë të saktë të publikimit, duke lënë kështu fansat në pritje.

I kontaktuar nga Top Awards, “Djali Fluturues” ka dhënë disa detaje më tepër lidhur me këtë projekt muzikor.

“Eshtë një projekt solo, ku për pjesën muzikale është kujdesur “Bigbang Beats”, tregon Gjiko. Ndërsa lidhur me tekstin e këngës, ashtu si të gjitha të gjitha tekstet e mëparshme, është shkruar nga vetë ai. Xhirimet e klipit të këngës “Mos ma perzij”, për të cilin është kujdesur “Max Production”, kanë përfunduar dhe janë në fazën e montazhit.

I pyetur nëse edhe në këtë klip do të kemi femra “hot”, Gjiko është përgjigjur: “Patjetër që do i kem loqkat”.

Por edhe pse ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë këngën “Hajt Hajt”, Gjiko ka vendosur të hedhë bombën e radhës pasi sipas tij skena shqiptare ka nevojë për një freski në këtë vapë dhe për këtë arsye “Mos u përzij” do publikohet sa më shpejt për të gjithë fansat e tij.