Jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës por artistët janë tepër të frymëzuar për të prodhuar muzikë të re pasi vetëm këtë javë 8 këngë i janë shtuar klasifikimit muzikor të “Top Awards”.

Për shkak të hyrjeve të reja, një pjesë e këngëve nuk marrin mbështetjen e nevojshme dhe si pasojë mbeten jashtë.

“Lufta” e heshtur e kësaj javë ka qënë mes Dj Sardit dhe Vin Velit. DJ Sardi është futur në listën e kësaj jave me bashkëpunimin e tij me Paradox, duke lënë kështu Vin Velin dhe Lore, me këngën e tyre “Tonight”, e cila për një kohë të gjatë qëndronte në listë.

“Take me High” mban titullin bashkëpunimi i Dj Sardit dhe Paradox, i cili duhet dëgjuar me volumin maksimun gjatë netëve të nxehta por jo vetëm.

Të jep ndjesinë e të kërcyerit por edhe të të relaksuarit, kështu që zgjedhja mbetet e juaja, se si dëshironi ta shijoni.