Pas suksesit që korri me bashkëpunimin “Mos u nal” me NRG Band të cilët performuan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Top Music Awards”, DJ Aldo ka vendosur të vijë me një tjetër projekt muzikor, i cili është publikuar më 1 shtator.

Pas disa bashkëpunimeve, Aldo së fundmi ka ardhur me xhamajkanin nga Kingston, Melloquence, duke sjellë këngën që është luajtur më shumë ketë verë, e cila rezulton njëkohësisht më e kërkuara në “Shazam” nga publiku.

Edhe pse temperaturat kanë nisur të ulen me ardhjen e vjeshtës, Dj Aldo ka vendosur t’i ngrejë ato me këngën “”Hands Up”, në klipin e së cilës shfaqen disa balerina në super formë fizike dhe me lëvizje tepër provokuese. Por Dj Aldo ka premtuar se brenda këtij viti janë dhe tre projekte muzikore që priten të finalizohen, për të cilat Dj nuk ka dhënë shumë detaje, duke u treguar paksa i rezervuar.