“Mos u nal”, kënga më e re e NRG Band & Dj Aldo, e publikuar rreth një javë më parë pozicionet drejt e në vendin e tretë. Pas disa baladash dhe pas suksesit me “Ajo m’kalli”, çunat e NRG Band vijnë mjaft në formë, me një këngë që u rri shumë mirë nën lëkurë, duke iu rikthyer ritmeve të dikurshme. Energjia e dance-it dhe beat-i i pagabueshëm i DJ Aldos e bën “Mos u nal” një hit perfekt për ditët me diell.