Së fundmi konkurrenca mes repereve shqiptare është shndërruar në një “luftë” të vërtetë. Në tregun muzikor shqiptar janë shtuar shumë artiste, të cilat bëjnë muzikë “rap” por duket se ato kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u bërë të famshme, duke i bërë “diss-e” njëra-tjetrës, duke u justifikuar me faktin se muzika “hip-hop”, kjo është.

Ndërkohë që derimë tani kemi patur një “luftë” mes Rinës dhe Tayna-s, një tjetër repere është futur në lojë dhe bëhet fjalë për Melindën.

Vetëm pak ditë më parë, Rina, e vetëquajtur si mami e kësaj muzike, ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Ilegal”, e cila përflitet se është një “diss” i pastër ndaj Tayna-s dhe Melindës.

Bitch U wanna be u wanna be Cardi B. Po apet nuk tfajsoj see kjo pun shkon me mundsi”, kështu shprehet Rina në tekstin e këngës, duke iu drejtuar Tayna-s, e cila shpesh herë është konsideruar si Cardi B shqiptare. Gjithashtu në tekstin e këngës “Columbiana”, ajo shprehet me fjalët: “U can’t f**k with me edhe pse nuk jam Cardi B” .

Rina nuk ka lënë pa përmendur edhe Melindën, e cila vetëm pak kohë më parë publikoi “Ami”, një këngë që gjithashtu u përfol se ishte një “diss” për reperet e tjera shqiptare.

Po thojn po bina ntrend kqyre qysh un e boj. Jon larg after meje asnjo nuk o. Sjom gat kto dulen Tash qata nuk i njoh” keto supozohet se janë fjalët që Rina i ka drejtuar Melindës, e cila në këngën e saj të fundit “Ami”, thotë: “Tjeter klas, tjeter ska, Im a boss”.

Ditën e djeshme Melinda, nuk ka duruar dhe ka publikuar në rrjetin e saj “Instagram”, një “freestyle”, që është një “diss” për Tayna dhe Rinën.

Melinda i drejtohet Rinës:Pampaersin e ngjet edhe vetit i thot mama hajde ktu ta kapi faqen shko veshi pigjamat. ile-ilegal kujna pi kallxon prralla look@me“. Ndërsa sa i përket Tayna-s, këto supozohet që janë fjalët: “Ring ring ring s’ki qa bon , kno per fmi tash smun mu bo si une hadje ti fali perikat biatchh munohu ti mu shit te naj fmiaaqqti dor e dyt kurora jote o n’pijaaac columbiana je putana qik e pufit qfar boss chick me 30%. i know you want my designer copy me , im the industrys finest qysh e pate emnin Tokyo a Taiwan?

E gjendur mes këtyreve “diss-ve”, derimë tani Tayna nuk ka reaguar aspak, ndoshta do të jetë projekti i saj i radhës, ai që do t’ju kthejë një përgjigje Rinës dhe Melindës për këtë “luftë” që sa vjen dhe bëhet më interesante.