Diona Fona i është bashkuar klasifikimit të “The Top List” rreth dy javë më parë me projektin e saj “Xhani”, i cili duket se ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar.

Ndërkohë që në javën debutuese, “Xhani” pozicionohej në vendin e 20-të, për këtë javë kjo prurje muzikore e artistes ka vijuar suksesin, duke u shndërruar në një rrezik për vendin e parë.

Mbështetja e publikut e ka ngjitur artisten me 18 pozicione krahasuar me një javë më parë, duke e pozicionuar në zonën e nxehtë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e dytë.

Kujtojmë që Diona Fona është pozicionuar në vendin e parë me bashkëpunimin e saj me EAZ, “Ti je”, kështu që nuk është aspak cudi që java e ardhshme ta gjejë artisten në vendin e parë. Gjithsesi kjo mbetet në dorën e publikut dhe pritet të zbulohet të dielën në mesditë në ekranin e Top Channel.