Eshtë një nga këngët padyshim më të diskutuara të javës. Bëhet fjalë për bashkëpunimin më të ri të Alban Skënderaj dhe Miriam Canit, një këngë që i ka kaluar pritshmëritë, sa i përket komenteve pozitive.

“Dhurata” titullohet prurja me e re e dyshes së talentuar, e cila ka qënë një dhuratë për ditëlindjen e vajzës së tyre Ameli.

Ky dedikim i ëmbël ka prekur thuajse të gjithë publikun shqiptar, duke bërë që kjo këngë të futet menjëherë në klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe të renditet në vendin e 50-të.

Nëse do bëjmë një analizë të komenteve në rrjetet sociale apo në kanalin e “Youtube”, vështire se gjendet ndonjë koment negativ.

“Në fakt kjo këngë ka një difekt dhe i vetmi difekt është që ajo mbaron”, kështu komenton një përdoruese në “Youtube”.

“S’ka si të ishte më e bukur, kjo kënge nuk është vetëm e Amelisë, pasi në të keni hedhur gjithë dashurinë që kanë prindërit për fëmijët e tyre”, shton një tjetër.

“Faleminderit Alban që me këtë këngë ke bëre mijera prindër të lumtur që duan të shprehin këtë dashuri për fëmijët e tyre mirëpo nuk e kanë mundësinë si ty. Dhe ti përveç se ja dhurove vajzës tënde këtë këngë, të jesh i sigurt që ua ke dhuruar dhe mijëra prindërve, dhuratë për fëmijët e tyre”, shkruan Tani.

Ajo që e bën të veçantë këtë projekt është edhe zëri i ëmbël i Amelisë, e cila mbyll këngë të mbushur polt dashuri.