Ashtu sic edhe ishte premtuar, Dhurata Dora ka publikuar për të gjithë fansat e muzikës së saj, një ndër bashkëpunimet muzikore të shumëpritura.

“Only you” mban titullin “bomba” më e re e artistes, e cila ka vendosur të vijë në një bashëpunim me artistin francez Gims, i cili është një artist mjaft i suksesshëm .

Ka qënë Gims, ai që e ka ftuar artisten në këtë bashkëpunim, i cili pritet të shndërrohet në një ndër “torturat” e kësaj vere.

Ajo cfarë publiku ka vlerësuar shumë në këtë projekt është fakti që Dhurata Dora ka vendosur të këndojë në gjuhën shqipe dhe fansat e kanë përqafuar shumë këtë vendim të artistes.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar “Only you” menjëherë në zonën e nxhetë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e 5-të.