Gjatë kësaj javë, Dhurata Dora i është afruar kreut të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Projekti i saj muzikor “Kesh Kesh”, i publikuar rreth 2 muaj më parë, ka marrë një mbështjetje maksimale nga fansat gjatë kësaj jave, duke e ngjitur me plotë 9 pozicione.

Ndërkohë që javën e kaluar, kjo këngë mbante vendin e 13-të, falë votave të fansave, “Kesh Kesh” renditet në vendin e 4-t për këtë javë.

Kjo nuk është hera e parë që Dhurata i afrohet kreut me këtë këngë , ajo që në javën e parë të publikimit,  u rendit në vendin e 6-të.

Kjo artiste vazhdon gjithashtu të jetë në “The Top List” edhe me dy projekte të tjera muzikore. “Bubble” ka rezultuar më e votuara për këtë javë, duke u ngjitur me 14 pozicione dhe duke zënë vendin e 21-të. Ndërsa bashkëpunimi i saj me Lumi B, “Simpatia”, nuk ka patur të njëjtin fat pasi ka humbur 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 30-të.

Përpos këtyre sukseseve, Dhurata ka vetëm dy ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri, “Trendafil”, në bashkëpunim me Flori Mumajesin. Nëse kjo këngë do të jetë pjesë e “The Top List”, kjo mbetet për t’u parë javën e ardhshme.