Dhurata Dora që në fillimet e saj ka sjellë këngë të cilat të bëjnë të kërcejnë dhe këngëtarja vazhdon ende ta ruajë stilin e saj.

Rreth një muaj më parë, ajo erdhi në një bashkëpunim me Lumi B, duke sjellë “remake” të “Simpatia”, version i cili u pëlqye së tepërmi nga publiku dhe ende vazhdon të dëgjohet në klubet e natës.

Por ndërkohë që është shumë e ngarkuar me koncerte, Dhurata Dora preferon të jetë sa më pranë publikut, duke publikuar kështu projektin e saj më të ri muzikor.

E titulluar “Bubble”, kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares, të cilët nuk kanë reshtur së votuari artisten e tyre të preferuar.

Gjatë kësaj javë, kjo këngë është ngjitur me 15 pozicione, dukë bërë kështu që të jetë pjesë e 20 këngëve më të nxehta të muzikës moderne shqiptare. Ndryshe nga java e kaluar, ku “Bubble” renditej në vendin e 35-të, falë votave të publikuar, ajo renditet në vendin e 20-të.

Ndërsa bashkëpunimi i saj me Lumi B, “Simpatia” për këtë javë pozicionohet në vendin e 11-të.