David Dreshaj ka vendosur të jetë shumë aktiv në tregun muzikor së fundi dhe projektet e tij muzikore sa vijnë dhe bëhen më profesionale.

“Ta fala” mban titullin kënga më e re e artistit, në të cilën Davidi ka ardhur tepër ritmik.

Për këtë projekt muzikor, Davidi ka bashkëpunuar me “Panda Music” ndërsa teksti dhe melodia është punuar nga Tonic dhe Denk. Sa i përket mix/master kësaj radhe Davidi ia ka besuar Lorenc Aliaj kurse video është realizuar nga “Imagine Films”.

Që në momentet e para të publikimit, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe këtë e tregojnë komentet pozitive në rrjetet sociale, duke e vlerësuar për stilin e vecantë që ai ka.

Por a do të bëhet pjesë e klasifikimit të “Top Awards”, kënga “Ta Fala”?

Thuajse të gjitha këngët e Davidit, të publikuara së fundmi, janë bërë menjëherë pjesë e listës, por nëse kjo këngë do të futet në klasifikim, varet nga mbështetësit e Davidit, të cilët duhet ta votojnë këtu.