Japa” mban titullin hiti më i fundit muzikor i Dafina Zeqirit, i cili ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në klasifikimin e kësaj jave.

Ndërkohë që debutoi menjëherë në zonën e nxehtë të listës, artistja është ngjitur me një pozicion nga java e kaluar, duke mposhtur kështu Ledri Vulën, i cili mbante vendin e parë prej tre javë rresht.

Edhe pse po shijon suksesin e “Japa”, Dafina vazhdon të kënaqë publikun me prurje të reja muzikore dhe më e fundit është “Pa ty”, version remix nga Cricket, Muma dhe Dafina, i cili i është bashkuar listës së 100 këngëve më të bukura këtë javë.

Momentalisht Dafina gjendet me 4 projekte muzikore në listë, “Japa”, “Pa ty”, “Zili Zili” dhe “Mos Shko”.