Si një fabrikë që prodhon hite“, kështu komentojnë fansat e Dafinës në rrjetet sociale dhe për hir të së vërtetës, kjo duhet pranuar.

Japa” mban titullin prurja më e re e artistës që është shndëruar menjëherë në fiksimin e radhës dhe që pritet të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Që në javën e parë të publikimit, Dafina është futur menjëherë në zonën e nxehtë të listës, duke u pozicionuar në vendin e 5-të.

Përvecse është një ndër këngët më të dëgjuara të javës, “Japa” është bërë virale edhe në rrjetin social “Tik Tok”.

Vetë artistja ka publikuar në profilin e saj në Instagram, video të vajzave teksa performojnë një pjesë të kërcimit të Dafinës.