Dafina Zeqiri është një tjetër artiste shqiptare, e cila ka bërë debutimin e saj në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

“Four Season” është projekti muzikor, i cili prej 20 javësh është pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Në këtë prurje të re të artistes, përvec muzikës dhe stilit të këngëtares, bujë bëri paraqitja e reperit të famshëm, French Montana, në videon muzikore.

Gjatë kësaj javë kënga e artistes është ngjitur me 8 pozicione, duke u renditur në vendin e 32-të.

Ndërkohë që kanë kaluar 4 muaj që nga publikimi i “Four Season”, cili është plani i këngëtares shqiptare, e cila po synon tregun botëror?

Pavarësisht se Dafinën e shohim shpesh nëpër postimet e saj në rrjetet sociale, duke kaluar shumë kohë në studion e regjistrimit, artistja ende nuk ka zbuluar se kur do të vijë projekti i radhës.

Nga ana tjetër, French Montana, i cili ishte thjesht një figurant në klipin e “Four Season”, përflitet se do të sjellë një bashkëpunim me Era Istrefin, të cilin fansat janë duke e pritur me padurim.