Dafina Kastrati, e njohur në fushën e muzikës si Dafina sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Shot Calling”.

Dafina, e cila ka lindur dhe jeton në Gjermani, që në moshë të vogël ka qënë tepër e apasionuar pas muzikës dhe ritmit. Falë mbështjets së madhe nga prindërit e saj, Dafina e cila kishte nisur të kërcente si balerinë që në moshën 3-vjeçare, nisi të frekuentonte kurse kërcimi hip-hop si edhe kurse për piano.

Disa vitë më vonë, Dafina zbuloi pasionin e saj për këngën. Ajo nisi të shkonte në kurse për këndim, për muzikën klasike në Operën Shtetërore dhe Liveact Akademi në Stuttgart, duke punuar me performuesin e famshëm, producentin dhe tekstshkruesin Jimmi Love. Përvojën e parë në skenë, Dafina e mori përmes pjesëmarrjes në shfaqjet muzikore si, “Mary Poppins” dhe “Lion King”.

Në moshën 9-vjeçare, publikoi CD-në e saj të parë, “I Want to live”, në të cilin kishte një duet me këngëtarin e mirënjohur shqiptar Sabri Fejzullahu. Që prej vitit 2014 Dafina këndon në Stuttgart në korin kishtar të “The Harlem Praise Family”. Ajo gjithashtu është prezantuar me ansamblin “Flash Mob von Cro” , për këngën e saj “Traum”.

Dy vite më vonë në moshën 16 vjeçe, Dafina u shfaq në skenë me baladën e saj “Lampedusa”, që ishte garuese në  Eurovision 2014 duke mahnitur publikun me zërin e saj shpirtëror.

Megjithatë, duket se pika e saj e fortë është muzika hip-hop dhe dhe R’n’B”. Këtë gjë ajo e ka treguar edhe me projektin e saj “Shot Calling”, në të cilin ka ardhur tepër energjike.

“Shot Calling” është prurja më e re e “The Top List”, e cila është e pozicionuar menjëherë në vendin e 7-të.