Kjo javë ka ardhur me disa ndryshime të theksuar sa i përket pozicionimit të këngëve thuajse në të gjithë listën.

Vendi i parë nuk ka ndryshuar aspak krahasuar me një javë më parë, pasi është Capital T dhe kënga e tij më e re, “Fjalt e Nanes”, e cila mban kreun e listës për të dytën javë rresht.

Balluke Prerë” e SAIX vazhdon ende të jetë një ndër këngët mjaft të votuara të listës, e cila për këtë javë është pozicionuar ën vendin e 14-të, duke mos humbur asnjë pozicion nga java e kaluar.

Dafina Zeqiri është një ndër artistet me më shumë këngë në listë dhe për këtë javë një ndër këngët e saj nuk ka pësuar asnëj ndryshim nga java e kaluar dhe bëhet fjalë për “Zili Zili”, e cila pozicionohet në vendin e 29-të.

Prej 8 javësh, Ardian Bujupi është pjesë e klasifikimit të “Top Awards” me këngën “Juliet” e cila për këtë javë pozicionohet në vendin e 56-të, ashtu sikurse edhe javën e kaluar.

“Lass Los” është një ndër bashkëpunimet e Azet dhe Dhurata Dorës, i cili për këtë javë renditet në vendin 67-të, duke mos humbur asnjë pozicion nga java e kaluar.

Gjiganta”, bashkëpunimi i Ledrit dhe Mc Kreshës ishte një ndër këngët mjaft të pëlqyera në momentin e publikimit por edhe pse kanë kaluar 25 javë që gjenden në listë, ende vazhdojnë të votohen nga publiku dhe për këtë javë nuk kanë humbur asnjë pozicion.