Sikurse cdo javë, vijojmë të kemi ndryshime në pozicionimin e këngëve edhe pse kjo javë nuk ka sjellë ndryshime shumë të mëdha. Publiku vazhdon të mbështesë të preferuarit përmes votave të tyre, duke bërë që renditja e tyre të ngjitet sa më në majë.

Cilat janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë?

Dhurata Dora dhe Azet janë një dyshe mjaft e votuar këtë javë nga publiku i Top Awards. Dy artistët gjendet në klasifikim me dy bashkëpunimet e tyre, “Fajet” dhe “Lass Los”. Të dyja këto këngë janë dëgjuar dhe votuar shumë nga fansat e dyshes, duke bërë që secila perj tyre të ngjitet përkatësisht me 12 dhe 11 pozicione. “Fajet” renditet në vendin e 8-të ndërsa “Lass Los” në vendin e 50-të.

Një tjetër artist mjaft i votuar për këtë javë është Yll Limani, i cili përvecse ka zënë kreun e “The Top List”, ai është votuar gjithashtu edhe me këngët e tjera, tre prej të cilave janë ngjitur me më shumë pozicione. “Engjej”, “Pse je me to” dhe “Ski me m’pa” janë ngjitur përkatësisht me 13, 13 dhe 11 pozicione, duke u renditur në vendin e 30-të, 33-të dhe 38-të.

Bashkëpunimi më i fundit i Lyrical Son dhe MC Kresha është gjithashtu një ndër këngët më të votuara të javës. “Ajo po don”, një këngë që i përshtatet më së miri temperaturave të nxehta të kësaj vere, është ngjitur me 14 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 47-të.

“Amor”, bashkëpunimi i Encës, Zaza dhe Mixey ka qënë një këngë mjaft e dëgjuar për këtë javë, duke u ngjitur me 17 pozicione nga java e kaluar. “Amor” për këtë javë pozicionohet në vendin e 66-të.

Edhe pse ka shumë muaj që ka kaluar Shen Valentini, Alban Skenderaj vazhdon të dëgjohet me këngën “Cdo ditë një Shën Valentin”, e cila për këtë javë është ngjitur me 11 pozicione.

Pas më shumë së një viti publikim, bashkëpunimi i Seven dhe Argjentina Ramosaj, “Pa Ty”, është rikthyer sërish në listë, prej 10 javësh tashmë dhe këtë javë është ngjitur me 10 pozicione nga java e kaluar.