Aventura më e re e Capital T është në rrugën e duhur.

Capital T vendosi që në këtë fillim vit të rikthehej fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Kapo bashkoi fuqitë me Macro dhe Dj Nika për të sjellë bashkëpunimin francez me titull “C’est La Guerre”.

Ashtu siç edhe kishte premtuar, ky projekt muzikor u shndërrua menjëherë në hit dhe këtë gjë e vërteton më së miri interesi i madh që publiku ka treguar. Falë votave të tyre, “C’est La Guerre” është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, në atë të “The Top List”.

Ndërkohë që në javën e parë, kjo këngë renditej në vendin e 36-të, nga java në javë, ajo ka pësuar një ngjitje dhe për këtë javë mban pozicionin e 10-të.

Reperi vazhdon ende të jetë në “The Top List” edhe me dy projekte të tjera muzikore, me bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën dhe me “Lejla” të Elvana Gjatës dhe 2po2, që kanë mundur t’i rezistojnë për shumë javë prurjeve të reja.