“Bongo” ka vendosur ta titullojë Capital T projektin e ri muzikor, i cili kësaj radhe ka vendosur të mos vijë vetëm por në bashkëpunim me këngëtaren Dhurata Dora.

Pas disa javësh pritje duket se dita e sotme do të jetë shumë e bukur për fansat e dyshes pasi projekti i shumëpritur është gati të dalë në treg.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Capital T ka lajmëruar se pasditen e sotme “Bongo” do të publikohet në kanalin e “Youtube” rreth orës 16:00.

Kapo vazhdon që për 11 javë të jetë pjesë e “The Top List”, duke u ngjitur me 9 vende plus këtë javë , me hitin e tij “Hitman”.