Një tjetër bashkëpunim surprizë është publikuar pak ditë më parë. Capital T dhe Majk kanë bashkuar fuqitë dhe kanë sjellë projektin e përbashkët muzikor, i cili menjëherë është shndërruar në një hit.

“Pasha jeten” titullohet prurja më e re e dyshes së talentuar, miqësia e të cilëve daton shumë vite më parë.

Në fakt kjo këngë nuk është bashkëpunimi i parë për dyshen pasi rreth 8 vite më parë, ata kanë bashkëpunuar për një tjetër projekt muzikor, i titulluar “Asnjoni”.

Menjëherë pas publikimit të këngës së re, Capital T ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit, në të cilën shfaqen dy artistët në vite të ndryshme, 2011 dhe 2018, duke treguar se miqësia e tyre i ka rrënjët e herëshme.

“Pasha jeten” ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut, ku falë mbështetjes së fansave, kjo këngë e dyshes së talentuar, jo vetëm është bërë pjesë e listës por është renditur mjaft mirë, duke u pozicionuar në vendin e 34-t.