Capital T është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe kësaj radhe është pikërisht projekti i tij më i ri muzikor “Diego”.

Kapoja ka arritur të rrëmbejë vendin e parë me këtë këngë për Maradonën por që në tekstin e së cilës, sipas publikut, nuk mungoi edhe një dedikim për Adrolën.

Prej kohësh tashmë në media përflitet për një marrëdhënie mes Adrola Dushit dhe Capital T, e cila edhe pse është mohuar nga të dy personazhet publik, sërish fansat janë të bindur se mes dyshes ka dicka.

Me pushime në Maldive, afër me një divë, me fytyrën si të Anxhelina Jolie”, kjo është pak a shumë fraza që publiku mendon se i është dedikuar bukuroshës Adrola Dushit.

Përtej këtyre thashethemeve, Capital T vijon të eci me kokën lart dhe të prodhojë muzikë të bukur, duke rrëmbyer kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Në tekstin e këngës, Capital T ka prekur faktin se shumë artistë po ankohen për shkak të karantinës, se kanë shpenzuar të ardhurat dhe po presin me padurim hapjen e klubeve të natës, por reperi iu sugjeron që të shkojnë të marrin kredi tek baba, duke iu referuar kështu vetes së tij.

Sa i përket tekstit të këngës, ai është shkruar nga vetë artisti ndërsa kënga është prodhuar nga “Panda Music”.