Capital T vazhdon të mbajë rekordin si artisti që ka më shumë këngë në klasifikimin e “The Top List”. Një tjetër sukses i reperit të dashur të publikut shqiptar shënon projektin e 7-të në listën zyrtare të “Top Awards”.

I publikuar rreth dy muaj më parë, bashkëpunimi i Capital T dhe 2po2, “Ulu”, është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, këtë javë, duke u renditur në vendin e 36-të.

Capital T, i cili ka vetëm pak javë që ka publikuar albumin e tij më të ri, po korr një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit me projektet e publikuara njëri pas tjetër.

Bashkëpunimi i tij me Ardian Bujupin, “Andiamo” është kënga që është renditur më mirë në listë, ekzaktësisht në vendin e 8-të.

Ndërsa këngët e tjera “Hatixhe”, “Pse po ma lun lojen”, “Pa Cenzure”, “Lejla” dhe “Gucci” renditen përkatësisht në vendet 14-të, 27-të, 34-t, 43-të, 44-t.

Pas Capital T, Alban Skenderaj dhe Majk janë dy artistët që kanë më shumë projekte muzikore në “The Top List”, përkatësisht me 5 të tillë.

“93”, bashkëpunim i Albanit me Dj Oltin dhe Lyrical Son mban vendin e 16-të për këtë javë ndërsa 4 projektet e tjera, “1000 Premtime”, “Nuk je vetem”, “Stoli i Trendafilave” dhe “Dikur” renditen përkatësisht në vendet 22-të, 23-të, 31-të dhe 42-të.

Ndërsa Majk i është rikthyer përsëri dashurisë së vjetër, asaj të Hip Hop-it me projektin e tij më të fundit muzikor, “Tarantino” i cili këtë javë mban vendin e 29-të. Ndërkohë projekti i Majk që ka më shumë javë në listë është “Kcen”, i cili prej 51 javësh nuk është mposhtur nga prurjet e reja. Majk është gjithashtu pjesë e listës edhe me 3 projekte të tjera muzikore, “Katile”, “Stila” dhe “Le t’xhelozojn” të cilat renditen përkatësisht në vendin e 38-të, 45-të dhe 57-të.

Kida është një tjetër talent që ka 4 projekte muzikore në “The Top List”, tre prej të cilave janë pjesë e “Top 5”. Bashkëpunimi i saj me Fero, “Harroj” mban vendin e dytë ndërsa “Don’t Say No More” dhe “Anderr” renditen përkatëisht në vendin e tretë dhe të 4-t. “Pe Du” është kënga e Kidës që është ngjitur me më shumë pozicione këtë jave, ekzaktsëisht me 59 të tilla, duke u pozicionuar në vendin e 9-të.