Prej javësh Capital T kishte paralajmëruar prurjen e tij më të re muzikore, për të cilën duhet thënë se është një ndër këngët më të vecanta të albumit të tij të ri “Sklupturë”.

“Fjalt e Nanes” është publikimi më i ri i Kapos, një dedikim për nënën e tij, një këngë me një tekst që të ngre zemrën në peshë dhe që na bën ta përqafojmë nënën akoma edhe më shumë.

Këtë projekt kam për ta patur gjithmonë në zemrën time. Duajini dhe vlerësojini prindërit se një ditë nuk do e keni mundësinë“, shkruan bashkangjitur klipit promovues në Instagram artisti.

Ndërkohë që ka korrur një super sukses me “Fjalt e Nanes”, duke u pozicionuar në vendin e tretë, një ndër këngët e tij nuk ka marrë votat e mjaftueshme këtë javë, duke mbetur jashtë listës.

C’est La Vie” ka mundur të qëndrojë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për 16 javë rresht.

Një këngë hyn dhe një del, xhanëm kjo është jeta!