Klasifikimi i “The Top List” solli ndryshime të rëndësishme për sa i përket renditjes në Top 5. Kreu për këtë javë ka shkuar për Capital T me projektin e tij të fundit, “Valle”.

Ndërkohë që dy javët e kaluara vendi i parë i takoi Elhaida Danit me “Zanin”, e cila që në javën e parë të publikimit arriti të poziciobohej në krye të listës. Këtë javë “Zanin” renditet në vend të tretë.

Megjithatë edhe në vend të dytë është përsëri Elhaida, kësaj here me “Jam betu”. Duket se Top 5 i kësaj jave, po përballet me një ‘luftë të heshtur’ mes dy artistëve.

Capital T dhe Elhaida Dani po ‘konkurrojnë’ rrotë më rrotë me njëri-tjetrin. Edhe pse përfaqësojnë këngë të rrymave të ndryshme, rivaliteti po rritet ndjeshëm.

Na mbetet vetëm të presim se çfarë kanë rezervuar votat e publikut për javën tjetër. Do vazhdojë të kryesojë Kapo, apo Elhaida? Apo ndoshta do përballemi me surpriza të tjera?