menu

Capital T barazon Alban Skënderaj me 5 këngë në klasifikim

Jemi në javën e 95-të të klasifikimit të “The Top List”, e cila ka ardhur me një lumë ndryshimesh sa i përket pozicionimit dhe hyrjeve të reja.

Bashkëpunimi më i ri i Capital T me Lyrical Son dhe Vig Poppa, “Pa Cenzure” është një ndër hyrjet e reja të listës zyrtare të Top Awards, duke bërë që artisti të jetë pjesë e klasifikimit me 5 projekte muzikore, 4 bashkëpunime dhe një “solo”. Gjatë këtij viti, reperi i njohur ka ardhur me 8 projekte muzikore,  të cilat kanë rezultuar tepër të pëlqyera për publikun shqiptar.

Kapoja ka arritur të barazohet me kantautorin Alban Skënderaj, i cili është gjithashtu në klasifikim me 5 këngë, ku disa prej tyre janë ndër me jetëgjatat në “The Top List”.

“Andiamo” është kënga që është pozicionuar më mirë sa i përket projekteve të Capital, duke u pozicionuar në vendin e 9-të. “Hatixhe”, Pse po ma lun lojen” dhe “Lejla” renditen përkatësisht në vendin e 14-të, 21-të dhe 37-të.

Nga ana tjetër Alban Skënderaj ka tre javë që është bërë pjesë e klasifikimit me 5 këngë. Hyrja e tij më e re ishte bashkëpunimi me Dj Oltin dhe Lyrical Son, “93”, i cili për këtë javë pozicionohet në vendin e 4-t. “Nuk je vetëm”, “1000 Premtime”,”Stoli i Trendafilave” dhe “Dikur” renditen përkatësisht në vendet 13-të, 15-të, 17-të dhe 19-të.