Kësaj vere nuk mund t’i mungonte një projekt muzikor nga Tayna, e cila ka ardhur me e nxehtë se kurrë më parë. Reperja e dashur e publikut shqiptar ka publikuar prurjen e saj më të re muzikore, e cila ka ardhur vetëm tre muaj pas këngës së saj të fundit “Kce”.

Tayna bashkon fuqitë me Cricket dhe vjen me “Caliente”

E shndërruar në një ndër reperet më të kërkuara të momentit, Tayna vazhdon të përcëllojë fansat e saj, duke ngritur akoma më shumë temperaturat me kërcimin e saj tepër provokues. “Caliente” mban titullin ky publikim i këngëtares në bashkëpunim me Cricket, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer që në momentet e para të publikimit.

Sugjerimet e shumta kanë bërë një “Caliente” të bëhet pjesë e “The Top List” por ajo çfarë është surprizuese, është fakti se ka bërë një debutim mjaft të mirë, duke zënë menjëherë vendin e 5-të.

Ky është projekti i tretë i Tayna-s për këtë vit, e cila vazhdon të jetë tepër aktive në tregun muzikor shqiptar.

Nga ana tjetër, artistja vazhdon të gjendet në klasifikim me 9 këngë në total, që praktikisht do të thotë se të gjithë këngët që ajo ka publikuar derimë tani vazhdojnë të dëgjohen dhe votohen nga fansat nga java në javë në “The Top List”.