Butrint Imeri ia ka arritur qëllimit këtë javë, duke u shpallur artisti më i votuar me projektin e tij më të ri “Phantom”, i cili ka debutuar në klasifikimi javën e kaluar.

Mbështetja nga ana e publikut e ka ngjitur artistin me 28 pozicione nga java e kaluar, duke e pozicionuar në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Pavarësisht se javën e kaluar, u komentua për ngjashmërinë që klipi i tij ka me filmin “The Wolf of Wall Street”, duket se këto kritika i kanë dhënë më shumë vëmendje artistit dhe këngës së tij, “Phantom”.

Momentalisht Butrint Imeri gjendet në klasifikim me 4 projekte muzikore në total, tre prej të cilave janë të renditura në “Top 10” dhe janë pikëtisht “Phantom”, “Dy Zemra”, “Si perpara” ndërsa “Prita” pozicionohet në vendin e 11-të për këtë javë.

Mos harroni të mbështesni artistin tuaj të preferuar përmes votave, duke klikuar këtu.