Butrint Imeri dhe Nimo kanë mundur të rikthehet në qendër të vëmendjes këtë javë dhe kjo falë bashkëpunimi të tyre, “Dream Girl”.

Edhe pse shënon plot 35 javë në klasifikim, ky projekt muzikor vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga publiku, duke e shndërruar “Dream Girl” këngën që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.

Me plot 94 pozicione më sipër, bashkëpunimi i dyshes së talentuar për këtë javë mban vendin e 6-të, duke ju afruar shumë zonës së nxehtë të klasifikimit.

Aktualisht Butrinti gjendet në zonën e nxehtë me bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun, “Për një dashuri”, i cili pozicionohet në vendin e tretë.

Ndërkohë që kanë kaluar më shum së dy muaj nga publikimi i fundit i Butrintit, fansat e tij vazhdojnë ta mbështesin me shumë fanatizëm artistin me projektet e tij të mëparëshme.

Momentalisht këngëtari gjendet në “The Top List” me 4 projekte muzikore, dy prej të cilave renditen mjaft mirë ndërsa “Hajt Hajt” dhe “Sa gjynah” renditen në vendin e 52-të dhe 90-të.

Se cili do të jetë pozicionimi i katër këngëve të Butrintit javën e ardhshme, kjo mbetet në dorën e fansave.