Kjo javë ka ardhur me shume ndryshime sa i përket renditjes së këngëve.

“Asnjëherë s’kam me t’lan xhanem”, thotë në tekstin e këngës së tij Butrinti dhe duket se artisti nuk ka ndërmend ta lëshojë vendin e parë.

Klasifikimi i të dielës shënon javën e 5-të që “Xhanem” kryeson listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Përveç kësaj, Butrinti këtë javë ka shënuar një rekord të ri në “The Top List”, duke pushtuar 4 vendet e para. Që prej krijimit të këtij klasifikimi, asnjë artist nuk ka mundur të ketë 4 këngë në krye të listës. Një arritje të ngjashme ka korrur Noizy, i cili në majin e vitit 2016 pushtoi tre vendet e para.

Ndërkohë që “Xhanem” mban vendin e parë, “Veç per mu” këtë javë është ngjitur me 4 pozicione nga java e kaluar, duke u renditur në vendin e dytë.

Ndërsa “Mona Lisa”, e cila ka 40 javë që është pjesë e listës, këtë javë është ngjitur me 5 pozicione duke zënë vendin e tretë.

Nga ana tjetër kënga e Butrintit që është ngjitur me më shumë pozicione nga java e kaluar është “Bella”, me +11 pozicione, duke zënë vendin e 4-t.