Kanë kaluar thuajse tre muaj që nga koha kur Butrint Imeri ka qënë pjesë e zonën së nxehtë të klasifikimit. Ka qënë pikërisht bashkëpunimi i tij me Majk, “Sa gjynah”, i cili jo vetëm e ka futur në zonën e nxehtë por gjithashtu e ka renditur në vendin e parë.

Pas bashkëpunimit me Majk, Butrinti erdhi me një tjetër projekt por kësaj radhe “solo”. “Hajt Hajt” mban titullin kjo prurje muzikore e këngëtarit, e cila ka qënë e shumë komentuar në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të paraqitjes së Kiara Titos në klip, e cila përflitet se është e dashura e Butrintit.

Pavarësisht marrëdhënies së tyre, duket se paraqitja e saj në klip ishte një strategji mjaft e mirë nga ana e artistit që kënga të përflitej pafund. Nga ana tjetër, shumë fansat të cilët nuk ishin të lumtur me paraqitjen e Kiaras, nuk ka dhënë mbështetjen maksimale për këtë projekt dhe këtë e tregon pozicionimi në “The Top List”.

Ndërkohë që u cilësua si një nga debutimet më të dobta të Butrintit, pas 8 javësh kjo këngë ka arritur të futet në zonën e nxehtë, duke zënë vendin e dytë pët këtë javë.

Vetëm pak ditë më parë, Butrinti ka publikur një tjetër projekt muzikor por kësaj radhe një bashkëpunim me Nimo, i titulluar “Dream Girl”. Nëse kjo këngë do futet në listën e 100 këngëve më të bukura të “The Top List”, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.