Rreth një javë më parë ai ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “E Jona”, e cila menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit të Top Awards.

Bëhet fjalë për Butrint Imerin, i cili ka vendosur të vijë fuqishëm në tregun muzikor. Ndërkohë që është ende duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij me Eleni Foureira, “Delicious”, Butrinti vjen më këngën e re, e cila është kompozuar nga Florent Boshnjaku, me muzikë të Butrintit dhe Majkut ndërsa teksti është punuar nga reperi Elinel.

Butrinti është pjesë e “The Top List”, Top Awards me dy projekte muzikore ku “Delicious” renditet në vendin e 7-të ndërsa “E Jona” në vendin e 13-të. Nëse do i rezistojnë apo jo, klasifikimit për javët në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë.