menu

Bruno për “Shën Valentin” bëhet dramatik!


Ora: 19:21 Datë: 18/02/2019

Ndërkohë që të gjithë artistët zgjedhin të vijnë tepër romantik në festën e të dashuruarve, Bruno ka vepruar kundër, ai është bërë dramatik këtë “Shën Valentin”.

Këngëtari i njohur i “ThreeDots” ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar, “Zoti T’me Vrase” për të cilën është shprehur se është jeta e tij.

Në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”, ai shkruan: “Kam kaq shumë gjëra për të shkruar për këtë këngë por më mirë preferoj të mos flas gjatë… Mund të them vetëm kaq, që kjo këngë është “JETA IME””.

Në postimin e tij, Bruno nuk ka lënë pa përmendur Flori Mumajesin, të cilit i drejtohet me termin, “vëllai im”. Ai e ka falenderuar pafund që Flori ia ka besuar atij këtë projekt muzikor, për të cilin ka punuar tekstin dhe muzikën.

Ky projekt muzikor, është shoqëruar me një klip mjaft interesant, i cili shfaq më qartë historinë që fshihet pas kësaj kënge. Kjo këngë flet për marrëdhënien mes një djali dhe vajze, e cila pasi i dashuri i saj pëson një dëmtim në fytyrë si pasojë e një sherri për shkak të saj, ajo vendosë ta braktisë atë dhe Bruno i drejtohet me fjalët: “U largove ti, nga jeta ime, ashtu si un s’kisha menduar”.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut shqiptar, kjo këngë është futur menjëherë në klasifikim, që në javën e parë të publikimit, duke zënë vendin e 87-të.

Nga ana tjetër, përveç punës, Bruno ka vendosur t’i kushtojë pak më shumë vëmendje vetes së tij, duke filluar seriozisht palestrën. Kështu që fanset e Brunos do kenë çfarë të shohin këtë verë që po vjen, një trup të tonifikuar të artistit të tyre të preferuar.