Dyshja e talentuar, Blunt dhe Real janë pjesë e klasfikimit të “The Top List” me dy projekte muzikore “Suzi” dhe “Para si Thaci Pare si Rama”.

Edhe pse “Suzi” ka rreth 17 javë që është pjesë e klasifikimit të “Top Awards”, duket se gjatë kësaj jave ky projekt muzikor është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, madje duke thyer rekord. Falë votave të publikut, kjo këngë është ngjitur me 39 pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e tretë.

Nga ana tjetër, “Pare si Thaci Pare si Rama” gjithashtu ka korrur sukses gjatë kësaj jave, duke u ngjitur me 21 pozicione. Kjo këngë, e cila duket se ka futur dyshen paksa në frymën politike, qëndron në vendin e 18-të për këtë javë, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën zyrtare të “Top Awards”.

Ndërkohë që brenda një periudhe 4-mujore, Blunt dhe Real kanë publikuar 3 projekte muzikore, dyshja e suksesshme ditën e djeshme ka paralajmëruar një tjetër këngë, të titulluar “Do you love me”, për të cilën ende nuk kanë zbuluar datën e saktë të publikimit.