Lorik Shaqiri, i njohur me nofken BLASTA, ka lindur më 7 dhjetor 1993 në qytetin Ferizaj në Kosovë. Ai është një artist që kryesisht krijon dhe performon rrymën e zhanreve “Reggae” dhe “Dancehall”. Me muzikë filloi të merrej që kur ishte 11-vjeç. Karrierën profesionale e filloi në 2012, ku nënshkroi kontratën e parë me labelin, “Blackfish Entertainment”.

Së fundmi Blasta ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Max Production”, me të cilën ka bashkëpunuar për të sjellë projektin e tij të fundit muzikor “Bonu Gati”.

Frymëzimet e Blasta-s në muzikë janë Bob Marley, Collie Buddz, Protoje, Alborosie, Damian Marley, Kymani Marley,J Alvarez, Daddy Yankë, De la Ghetto, Maitre Gims, L’entourage, Jazzy Bazz.

Blasta, përveç projekteve “solo” është i njohur gjithashtu edhe për bashkëpunime me disa këngëtare si Zaimina Vasjari, Adelina Berisha, grupin Etnon etj.

Blasta ka vetëm dy javë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Bonu Gati”, i cili është bërë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 17-të.