Big Kik e kemi dëgjuar për herë të parë në Top Awards në bashkëpunimin e tij me Otto në “Fundi Fillimi”. Ky ishte projekti që i njohu të dy ata si artistët më të rinj të “The Top List”.

“Fundi Fillimi” rezultoi shumë i suksesshëm për dyshen dhe u prit mjaft mirë nga publiku. Thënë kjo, Big Kik tashmë ka provuar fatin e tij solo me projektin më të fundit. “Pfizer Love” titullohet kënga e tij më e re, e cila u bë menjëherë pjesë e “The Top List”.

Ky projekt mjaft interesant e ka sjellë artistin në një frymë më ndryshe por që goditi në shenjë. Sigurisht edhe titulli që Big Kik kishte vendosur për këngën e tij, vlen për t’u vlerësuar. Padyshim që artisti është duke i hedhur mjaft mirë hapat e tij drejt një karriere akoma edhe më të suksesshme.

“Pfizer Love” e renditi Big Kik në vend të 85-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Nga ana tjetër, bashkëpunimi me Otto në “Fundi Fillimi” renditet në vend të 95-të.