Kjo javë ka rezultuar tepër e suksesshme për Butrint Imerin. Fansat e tij kanë bërë të pamundurën që ta pozicionojnë artistin sa më në majë të listës.

Pavarësisht se ka kaluar thuajse dy muaj nga publikimi i këngës së tij më të fundit, “Për një dashuri”, publiku është duke e votuar pafund këngëtarin me të gjitha këngët e tij në klasifikim.

Ndërkohë që “Për një dashuri” vazhdon të renditet në zonën e nxehtë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e tretë, “Dream Girl” është një tjetër këngë që i është shtuar “Top 5″ për këtë javë, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar.

Dy këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë janë “Hajt Hajt” dhe “Sa gjynah”, bashkëpunimi i Butrintit me Majk, të cilat janë bërë kështu që artisti të renditet me të gjitha këngët e tij në “Top 10”.

Hajt Hajt” është ngjitur me 43 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e 9-të ndërsa bashkëpunimi i Majk dhe Butrint Imerit, “Sa gjynah” është ngjitur me 80 pozicione nga java e kaluar, duke zënë vendin e 10-të dhe duke u shndërruar në këngën që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.