Pavarësisht se jemi thuajse në mesin e muajit tetor, temperaturat e larta vazhdojnë të jenë prezente dhe duket se muzika po ecën në të njëjtën ritëm, duke iu përshtatur më së miri temperaturave të nxehta.

Big Albo është artisti që ka sjellë në mendje stinën e nxehtë të verës përmes projektit më të fundit muzikor, të titulluar “Way Round”. Plazh, femra të zhveshura dhe muzikë tepër ritmike ka vendosur të sjellë Big Albo në projektin e tij më të fundit muzikor.

Publiku duket se po i shijon pafund këto ritme dhe këtë e tregojnë qartë sugjerimet e shumta që kjo këngë ka marrë për t’u bërë pjesë e klasifikimit dhe jo vetëm kaq por duke u pozicionuar mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 45-të.

Edhe pse se nuk e dimë se cili do të jetë pozicionimi i kësaj kënge në javët në vazhdim, një gjë është e sigurt, Big Albo ka gjetur mënyrën më të mirë për të arritur suksesin që dëshiron.