Këtë javë në “The Top List”, patëm katër hyrje të reja, ndër këto ato që na bënë më shumë përshtypje ishin ishin dy videoklipe që spikatën nga stili i të veshurit. Ishte pikërisht “Shpirto” nga Alban Ramosaj dhe “Adrenalina” nga Ardian Bujupi dhe Finem.

Në videoklipin “Shpirto”, shohim një Alban tepër shik, shumë stil dhe i veshur tipik sipas personalitetit të tij. Në disa pjesë ai shihet duket kalëruar në breg të detit, i veshur si një ‘cowboy’ i kohëve moderne. Me një kapele të madhe ngjyrë kafe, këmishë ngjyrë të gjelbërt dhe rreth qafës ka të vendosur një shall të bardhë. Në disa sekuenca të tjera të videoklipit, ai shihet në një skaf, kësaj rradhe i veshur më ‘casual’.

Një konotjere të bardhë, kombinuar me një palë pantallona të po së njëjtes ngjyrë, një këmishë të kaltër me të bardhë dhe atlete blu. Duhet thënë që Albani ka spikatur gjithmonë për stilin e tij në të veshur, por kësaj rradhe vëmendja ka qenë më shumë në dy stile kaq të ndryshme nga njëra-tjetra që kanë bërë dhe diferencën. Gjithashtu në këtë videoklip mund të shohim dhe një ndryshim tjetër te Albani, mustaqet që i kanë dhënë një hije më të maturuar dhe më ‘hot’.

Nga ana tjetër kemi dhe videoklipin “Adrenalina” që solli në bashkëpunim dy artistë si Ardian Bujupi dhe Finem. Duke qenë dy stile paksa të ndryshëm nga njëri-tjetri, edhe në të veshur kështu do të ishte, apo jo? Edhe kësaj rradhe, dy këngëtarët janë paraqitur me stilin e tyre karakteristik. Finem, duke ruajtur reputacionin e ‘djalit të keq’, mbante veshur një kostum sportiv, ku në disa sekuenca shihet teksa ka hequr edhe bluzën. Ardiani nga ana tjetër, duket se i qendron besnik stilit të tij të thjeshtë dhe ‘casual’.

Ai mban veshur një T-shirt ngjyrë të zezë të kombinuara nga xhinse ngjyrë të hapur, të mos harrojmë dhe syzet e errëta që tregojnë një stil misterioz. Të dy shihen të rrethuar nga makina të shtrenjta duke bërë gara dhe nga goca të bukura. Duket se Ardiani ‘nuk i ndahet’ bluzave me logo të shtrenjta, pasi edhe në disa skena të tjera të videoklipit ai shihet me to. Pavarësisht se ky stil mund t’u shkojë shumë djemëve, jemi pak të dyzuar nëse kanë guxuar aq sa duhet apo j0.