E publikuar që prej muajit qershor të këtij viti, “123”, e cila ka qënë shoqëruesja më e mirë e ditëve të nxehta të kësaj vere, vazhdon ende të preferohet nga publiku shqiptar. Bashkëpunimi i Besës dhe Flori Mumajesit vazhdon të jetë pjesë e “The Top List” prej 4 javësh.

Gjatë javës së kaluar, fansat e dyshes duket se kanë patur një nostalgji të madhe për këtë këngë pasi përmes votave të tyre, ata kanë mundur ta ngjisin këtë projekt muzikor me 7 vende, duke e renditur në vendin e 22-të, një vend ky mjaft i rëndësishëm për Top Listën.

Besa, e cila së shpejti pritet të ulet në karrigen më emocionuese në Shqipëri, në atë të “The Voice of Albania”, përflitet se është duke punuar për projektin më të ri muzikor. Ajo ka bërë një postim në Instagram, duke lënë të nënkuptohet se së shpjeti do të sjellë në treg një këngë të titulluar “Kokeforte”. Deri tani ende nuk ka një konfirmim nga ana e artistes në lidhje me këto thashetheme.