Suksesi i Beatrix duket se nuk ndalet.

Këngëtarja u rikthye këtë sezon veror me një projekt që ka rezultuar tepër i pëlqyer për publikun shqiptar.

“Pa ndjenjë”, prej 6 javësh qëndron në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë nga java në javë. Edhe pse javën e kaluar, ky projekt muzikor humbi kreun e listës, Beatrix ka arritur ta rimarrë atë përsëri gjatë kësaj javë.

Ndërkohë që javën e shkuar pozicionohej në vendin e dytë, këtë javë, Beatrix ka mposhtur Samantën, e cila qëndronte në vendin e parë javën e kaluar.

Në javën e kaluar, në klasifikimin e “The Top List” pati 7 hyrje të reja ndërsa këtë javë 8 projekte i janë shtuar listës, duke bërë kështu që në këtë klasifikim të mbeten jashtë projektet e vjetra muzikore.

Kënga që ka korrur më shumë sukses këtë javë është “Benzina” e Luanës, e cila është ngjitur me 40 pozicione ndërsa kënga që ka rënë më shumë në listë është kënga e Stanaj, “The Way I Love Her”, me -13 pozicione.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 86:

  1. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenjë
  2. Butrint Imeri – Bella
  3. Samanta – Zemren Maje
  4. Dj Dags & PM ft Yll Limani – Besom
  5. Elvana Gjata – Forever Is Over
  6. Mixey ft. Capital T – Hatixhe
  7. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  8. Ledri Vula – U harrum
  9. Alban Ramosaj – Bitchi i mesnates
  10. Luana Vjollca – Benzina
  11. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  12. Jon Ajdini – Më lër të shoh
  13. Lyrical Son & Mc Kresha – Hey Girl
  14. Kida – Pe du
  15. Granit Derguti & Mixey ft. Xhensila – Lova
  16. Capital T – Pse po ma lun lojen
  17. Babastars – High 4 Real
  18. Majk – Katile
  19. Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
  20. Dhurata Dora – Bubble
  21. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  22. Butrint Imeri – Mona Lisa
  23. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  24. Butrin Imeri – Vec per mu
  25. Kida – Anderr
  26. ArditCuni – Je mama
  27. Alban Skenderaj – Stoli i trendafilave
  28. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  29. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn’
  30. Majk – Kcen
  31. Alban Skenderaj – Dikur
  32. Endri – Si dje
  33. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  34. Mirud – Ti me harro
  35. Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vikcy – Karma
  36. Stanaj – The Way I Love Her
  37. Aurela Gace ft. Fifi – S’nuk
  38. Getinjo – Sexy
  39. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  40. Ardian Bujupi x Capital T – Andiamo
  41. Flori Mumajesi ft. Elinel – Ne Shpirt
  42. Dafina – Four Season
  43. Irkenc Hyka ft. Xhensila Myrtezaj – Si te jem mire
  44. Soni Malaj – Loca
  45. Besa ft. Elinel – Mosm’le me ra
  46. Adelina Tahiri – S’je normal
  47. Gjiko – Yjet Nalt
  48. Buta x Ledri – Mbi re
  49. Jehona – Largesia
  50. Mozzik – Xhelozia