Ata janë dy nga emrat më të përfolur të momentit, kështu që një bashkëpunim i tillë pritej në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Tayna dhe Ledri , dy artistët që kanë bashkuar fuqitë për projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Aje”,

Tayna, një yll në ngjitje, e cila edhe pse nuk ka shumë kohë që ka nisur karrierën e saj profesionale, ka zgjedhur një prej reperave më të dashur të publikut, për këngën e radhës, e cila është renditur menjëherë në zonën e nxehtë të klasifikimit.

Ky projekt, i cili ka marrë mjaft komente pozitive në rrjetet sociale, është pozicionuar menjëherë në vendin e dytë, falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave.

Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur të dy artistët ndërsa muzika nga “Cricket”. Lorenc Aliaj është ai që ka vënë vulën e tij në mix dhe master, ku si pasojë ky projekt muzikor ka ardhur tepër i kompletuar.

Të dy këngëtarët gjendet në klasifikim edhe me projekte të tjera muzikore. Ajo që duhet theksuar është fakti që Tayna është pjesë e klasifikimit më të gjitha këngët që ajo ka dalë në treg, e cila numëron 6 të tillë. Nga ana tjetër, Ledri gjendet në klasifikim edhe me 7 projekte të tjera, ku disa prej tyre edhe pse kanë kohë që janë publikuar, vazhdojnë të dëgjohen dhe votohen ende nga publiku shqiptar.