Së fundmi shumë artistë të njohur kanë vendosur të thyejnë barrierat dhe të bashkojnë fuqitë për të sjellë për publikun këngë mjaft të bukura.

Ja cilat janë disa nga bashkëpunimet që janë votuar më shumë nga publiku shqiptar këtë javë.

“Mos shko” bashkëpunimi i Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit vazhdon të mbetet një nfër këngët më të preferuara të publikut shqiptar, e cila për këtë javë gjendet në “Top 5”, duke u ngjitur me 5 pozicione nga java e kaluar.

“Pate” bashkëpunimi i Lumi B dhe Yll Limanit është një tjetër projekt muzikor mjaft i pëlqyer. Edhe pse shënon plot 24 javë në klasifikim, ky bashkëpunim poziconohet në vendin e 15-të, duke u ngjitur me 6 vende nga java e kaluar.

“Fajet” e Dhurata Dorës dhe Azet vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga publiku, i cili për këtë javë e ka ngjitur me 9 pozicione, duke u renditur në vendin e 23-të.

Dafina Zeqiri ft Ledri x Lumi B bashkuan fuqitë korrikun e vitit që kaloi për këngën “Aman”, e cila vijon të mbetet një ndër këngët më të votuara të klasifikimit, e cila për këtë javë është ngjitur mr 6 pozicione, duke u renditur në vendin e 31-të.

“Panorama” e Ardian Bujupit dhe Xhensila Myrtezaj ishte padiskutim një ndër hitet e kësaj vere dhe pavarësisht se kanë kaluar29 javë që nga koha kur ky bashkëpunim është bërë pjesë e listës, ai ende vijon të votohet nga publiku dhe për këtë javë mban vendin e 35-të.