Rreth një muaj më parë BimBimma erdhi në një bashkëpunim me Gencin, një artist të ri, i cili nuk është shumë i njohur për publikun shqiptar.

Po kush është Genci?

Genc Shaqiri është një djalë 21-vjeçar nga qyteti i Gjilanit me banim në Prishtinë, i cili ka nisur të merret me muzike rreth 2 vite më parë. Deri tani, Genci numëron 3 projekte muzikore, një “solo” dhe dy bashkëpunime.

Në projektin i tij i parë dhe të fundit, ai ka bashkëpunuar më shtëpinë diskografike “DiezMusic”, ndërsa për projektin e dytë ka bashkëpunuar me producentin Liberian Selimi.

Kënga e tij e fundit me BimBimma-n ka ardhur krejt spontaisht, për të cilin Genci ndihet tepër i kënaqur që ka bashkëpunuar më reperin e njohur, duke treguar se ka bërë zgjedhjen e duhur.

“Nr1” titullohet bashkëpunimi i dyshes, i cili është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” gjatë kësaj jave, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.

Ky projekt muzikor flet për një femër dhe dashuri ideale. “Nr1” nënkupton një femër, e cila është numri një tek një mashkull dhe askush nuk mund të jetë më e rëndësishme se ajo.

Ju mund te votoni këtë projekt muzikor në topawards.top-channel.tv