Nëse përmendim Bardhin, të gjithëve ne na shkon menjëherë mendja tek hiti i tij “Betohemi”. E kemi kënduar pafund dhe ka qenë ndër më të preferuarat e publikut për një kohë të gjatë.

Thënë kjo, duket se Bardhi po i rikthehet përsëri baladave. “A je” titullohet kënga e tij e re që i është bashkuar “The Top List” këtë javë. Ky projekt është pritur goxha mirë nga publiku që e ka përkrahur gjithnjë këtë stil të artistit.

“A je” është sërish një këngë dashurie, ashtu si “Betohemi”, por a do të ketë ajo të njëjtin sukses si ky hit. Duhet ta pranojmë që “Betohemi” do të jetë ndër baladat më të preferuara, por deri tani duket se as kënga e re e artistit nuk do të mbetet prapa.

“A je” pozicionohet në vend të 34-të të klasifikimit të “The Top List”. Një vend ky aspak i keq duke marrë parasysh që është një hyrje e re. Megjthatë me shumë gjasa kjo këngë do të na surprizojë në javët në vazhdim. Arsyeja? Bardhit i shkojnë baladat dhe publiku i pëlqen.