Bardhi është shndërruar patjetër në një prej artistëve më të komentuar të javës falë projektit më të fundit muzikor “Betohemi”.

Përvecse ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikimin e “The Top List”, gjatë kësaj jave “Betohemi” ka qënë kënga më e luajtur në “Top Albania Radio” dhe “My Music”.

Artisti më i ri i tregut muzikor, është shndërruar shumë shpejt në një prej këngëtarëve më të preferuar të momentit, zëri i të cilit ka marrë vlerësime maksimale.

Nuk dimë ende nëse Bardhi do të renditet i pari në klasifikim por një gjë është e sigurt, artisti ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=I7qFUOlGMpg